Actualités

GENEVE – Rregullorja HLM ose LGDZ do të perfundojë së shpejti në ndërtimin tuaj: këkoni një reduktim të qirasë!

Në katër vitet të fundit, mijëra banorëve në Gjenevë, në një situatë të ngjashme, kan perfituar nje ulje të qirasë deri në 30%, bazuar në një llogaritje të rendimentit. Këtë vit, është radha juaj! Mos e humbasni këte rast! Pas kësaj, do të jetë vonë …

  • Ne kemi negociuar vitet e fundit, në shumicën e rasteve, për qiratë me afat te gjatë (5 ose 10 vjet) nje ulje të qirasë deri në 30% sipas ndërtesave!
  • Ju nuk do të humbasni banimin tuaj. Ligji ju mbron kundër ndërprerjes së kontratës nga pronari në shenjë pa drejtësi.
  • Kujdes : shumë « régie » ofrojnë nje reduktim shumë të ulët, që nuk duheni ta pranoni ! Në rast se ata ju propozojnë nje zvogëlim të dobët, të jeni në dijeni se ligji ju takon nje ulje më te madhe !

Ju keshillojmë që të konsultoheni shoqatën « ASLOCA ». Shumica e banorëve kanë një afat deri me 30 shtator 2016. Avokatët e shoqatës tonë mund të shqyrtojnë situatën tuaj dhe të ju ndihmojnë me ndonjë procedurë ligjore.

Posted in